Lezha në errësirë! Ja cilat zona kanë mbetur pa energji elektrike

Lezha në errësirë! Ja cilat zona kanë mbetur pa energji

Moti i keq me erëra të forta dhe stuhi që ka shoqëruar rajonin e Lezhës prej dy ditësh, ka sjellë probleme me furnizimin me energji elektrike në shumë zona.

Si pasojë e motit janë rrëzuar disa shtylla si dhe janë shkëputur përcjellesit e energjisë. Problematika më e madhe është shfaqur në Njësitë Administrative të Shënkollit, Kolshit, Zejmenit si dhe në zonën e Zadrimës të cilat për disa orë ishin në errësirë.

Situata e krijuar mori menjëherë vëmendjen e Njësisë së OSHEE-së në Lezhë. Punonjësit e këtij insitucioni prej 24 orësh vijojnë të jenë në terren për riparimin e defekteve të shkaktuara nga moti i keq, ndërsa situata e krijuar është ndjekur nga afër dhe nga Drejtori i OSHEE-së në Lezhë Vinçens Tuku.

Sipas tij në pjesën më të madhe energjia elektrike është rikthyer që prej mbrëmjes të së enjtes, ndërsa atje ku ka sërish probleme po vijon puna për riparimin e defekteve. Pavarësisht gatishmërisë së OSHEE-së, rrjeti i amortizuar sjell probleme me furnizimin me energji në shumë zona kur ka përkeqësim të kushteve atmosferike.

EMISIONET