Lezha dhe zonat përreth me ujë të pijshëm 24 orë

Lezha dhe zonat përreth me ujë të pijshëm 24 orë

Qyteti i Lezhës edhe disa nga fshatrat përreth saj, pjesë të bashkisë së re, tashmë do të kenë furnizim 24 orë me ujë të pijshëm. Pas një investimi prej 13.25 milionë eurosh, bashkëfinancim i qeverisë shqiptare me qeverinë zvicerane, Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe Bashkimit Evropian, në qytetin e Lezhës ka përfunduar rehabilitimi tërësor i rrjetit të ujësjellësit të Lezhës.

“Qyteti i Lezhës bashkë me fshatrat përreth furnizohet 24 orë me ujë të pijshëm. Projekti përfshin ndërtimin e veprave të marrjes së ujit, ndërtimin e rrjetit kryesor të ujësjellësit, rezervuarët e qytetit. Kemi vendosur matësit shtëpi për shtëpi dhe monitorohet me sistemin Scada. Kemi në projekt të realizojmë ujësjellësin e Shëngjinit dhe një studim fizibiliteti për fillimin e investimeve në fshatra,” tha drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellësit.

Kryeministri Rama garantoi se qeveria do të vazhdojë investimet në ujësjellës për të siguruar furnizimin me ujë të pijshëm deri në fshatrat më të largët të bashkisë së re, por nënvizoi se investimet në ujësjellës do të mbështetjen mbi performancën dhe ecurinë e reformës së ujit.

Rama: Me shumë respekt për punën e kryer nga Ndërmarrja e re e Ujësjellësit, një nga shembujt pozitivë që kemi në territorin e Shqipërisë përsa i përket ndarjes së politikës nga logjika e shërbimit për konsumatorin, dua t’i siguroj të gjithë banorët e Lezhës, pa dallim, se ne do vazhdojmë këtë punë. Por ndërkohë dua po ashtu që të rinënvizoj domosdoshmërinë që sëbashku, qeveria, bashkia, ndërmarrja të çojmë përpara reformën, sepse, nëse ky investim është bërë sot, por nuk mbështetet financiarisht, në kuptimin e pasjes së një bilanci të shëndetshëm të përvitshëm, duke paguar të gjithë ata që konsumojnë, atëherë jo vetëm që nuk shkojmë dot më tutje, për ta përfshirë të gjithë hartën e bashkisë së re në furnizimin 24 orë, por përkundrazi do të humbasim hap pas hapi edhe vetë këtë investim kaq të çmuar që është bërë". 

EMISIONET