Lezha bën bashkë 160 rapsodë e instrumentistë

Lezha bën bashkë 160 rapsodë e instrumentistë

160 artistë popullore nga trojet shqipfolëse u bënë bashkë ne Lezhë në edicionin e 10 të festivalit folklorik Tipologjik. Të shoqëruara me lahutë, sharki apo çifteli, një pjesë e këngëve i kushtoheshin heroit tonë kombëtar pasi ky edicion përkoi me vitin mbarë kombëtar të Skënderbeut.

Rapsodë dhe instrumentistë u bënë bashkë në Lezhë në edicioin e dhjetë të festivalit folklorik tipologjik kombëtar.

Ky edicion përkoi me vitin mbarë kombëtar të Skënderbeut, ndaj në repertorin e 15 grupeve pjesëmarrëse vend të veçantë zinin këngët kushtuar heroit tonë kombëtar.

Në skenën u ngjitën 160 artistë popullore të moshave të ndryshme të ardhur nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia.

Këngët dhe tingujt e lahutës, sharkisë e ciftelisë kumbuan për dy netë.

Më të mirët u vlerësuan me çmime.

Takimi i parë i këtij aktiviteti kulturor u organizua në Lezhë në vitin 1995 për të vijuar traditën në çdo vit me këtë veprimtari folklorike.

EMISIONET