Lewis Hamilton zgjat kontratën, "përjetësisht" me Mercedez

Lewis Hamilton zgjat kontratën, "përjetësisht" me

Aventura e Lewis Hamilton tek Mercedesi vazhdon.

Skuderia gjermane ka njoftuar se ka zgjatur marrëveshjen me pilotin britanik për dy vjet të tjera.

"Rinovimi ishte vetëm një formalitet i fjalës së Toto Wolff. Unë jam pjesë e kësaj familje për 20 vjet dhe unë kurrë nuk jam ndjerë më i lumtur se sa tani. Unë do të vazhdoj të punoj për të fituar përsëri,"-tha fillimisht ai.

"Unë jam i bindur se Mercedes është vendi i duhur për mua. Skuadra është më e uritur sesa kurrë më parë. Pasioni për të shkuar përpara është i madh. Ai është i ndarë tek çdo anëtar i këtij grupi dhe gjithmonë i gatshëm që të përmirësohet për të qenë në krye. Mezi po pres që të shikoj se çfarë mund të arrijmë në dy sezonet e ardhshme",-përfundoi Lewis.

 Në karrierën e tij Hamilton ka pilotuar vetëm njëvendëshen gjermane, duke triumfuar dhe në katër raste.



EMISIONET