Bayern Munchen nuk e heq këmbën nga gazi.

Bavarezët mundën 2 me 1 Schalke 04, takim i vlefshëm për javën e 22-të.

Në "Allianz Arena" vendasit kaluan shumë shpejt në avantazh, me anë të Robert Lewandowski. Kur po luhej minuta e 6-të, polaku përfitoi nga një largim jo shumë i mirë i Fahramm dhe nga shumë pranë e kishte të lehtë ta shtynte sferën drejt rrjetës.

Reagimi i miqve erdhi pas gjysmë ore lojë. Pas një asisti perfekt të Leon Goretska, Di Santo goditi fluturimthi për të vendosur barazpeshën. Por të besuarit e Jupp Heynkes tentuan sërisht golin, i cili erdhi përpara mbarimit të 45 minutëshit të parë. I shërbyer nga Arjen Robben, Muller mposhti "blutë mbretëror" nga një kënd i vështirë

/Ora News.tv/