Një gol i Robert Lewandowski i ka mjaftuar Bayern Munich për të kaluar në raundin e dytë të Kupës së Gjermanisë.

Fituesit në fuqi të kompeticionit hasën jo pak probleme ndaj skuadrës së Drochtersen/Assel që merr pjesë në kampionatin e Rajonit të Veriut. Takimi i luajtur në "Kehdinger Stadion" u luajt vetëm me një portë, por duhej të vinte minuta e 82-të që Lewandowski të zhbllokohej dhe t'i siguronte kualifikimin më tej të besuarve të Niko Kovac.

Një biletë për në raundin tjetër e siguruan dhe skuadra si Duisburg, Wolfsburg, Hoffenheim, Nurnberg, Bayern Leverkusen, Ulm dhe Werder Bremen.


/Ora News.tv/