Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi lëviznin me sende të kundërligjshme me vete.

Operacioni i Komisariatit nr.6 në kryeqytet, u kodua “Aleati 2”.

Arrestimi - Në pranga ranë shtetasit E. D., 33 vjeç, banues në Yrshek, Tiranë dhe E. B., 25 vjeç, banues në Yrshek, Tiranë.

Pas informacionineve se shtetasit e mësipërm lëviznin me sende të kundërligjshme me vete, “menjëherë nga shërbimet e policisë është organizuar operacioni policor “Aleati 2” për kapjen e tyre në flagrancë. Pasi shërbimet e policisë i kanë konstatuar këta dy shtetas në një lokal në zonën e Yrshekut, u kanë ushtruar kontroll fizik.
Gjatë kontrollit fizik shtetasit E. D., iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, ndërsa shtetasit E. B., iu gjet një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabis”.

Sekuestrimi - U sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabis.

Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “ Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të shtetasit E. D. dhe për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit E. B.

/Ora News.tv/