Lëvizjet në Prokurori, Sollaku: Kryeprokurori të lexojë mirë ligjin, ndryshe i kthehet në boomerang

Lëvizjet në Prokurori, Sollaku: Kryeprokurori të lexojë

Ish-prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, i sheh të diskutueshme lëvizjet e fundit në organin kryesor të akuzës nga kryeprokurorja Arta Marku.

Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Sollaku ka një këshillë për kryeprokurorin e përkohshëm: "Të lexojë mirë ligjin".

Sollaku: Prokurori i Përgjithshëm është ai që do të marrë mandatin 7 vjeçar por edhe kjo që është e përkohshme ka kompetenca shumë të kufizuara.Nuk ka kompetencë në politikën e kuadrit, mund të bëjë disa riparime në zyrën e prokurorit të përgjithshëm siç ka filluar ti bëjë, edhe këto janë të diskutueshme.Por mendoj që për mirëfunksionimin e institucionit të prokurorisë duhet që prokurori i përgjithshëm të lexojë mirë ligjin, të respektojë mirë dispozitat dhe kompetencat që janë shkruar, sepse në të kundërt mund ti kthehet në boomerang.

Ndërkaq zgjedhjen e Kryeprokurores ai e shikon si një procedurë normale përtej "luftës politike" të partive.

Sollaku: U bë një procedurë normale, mbaroi mandati i ish-prokurorit të përgjithshëm, duhej zgjedhur një  prokuror për këtë periudhë derisa të krijohet KLP në pritje të zgjedhjes së prokurorit të përgjithshëm me një mandat 7 vjeçar. Situatë normale, pavarësisht nga lufta politike që u bë në parlament, vakumi u plotësua dhe situata besoj është drejt normalizimit pavarësisht deklaratave politike që ende vazhdojnë jo me personin që u zgjodh prokuror i përgjithshëm por me procedurat, këto janë pjesë e luftës politike.


EMISIONET