Lëvizja e fundit e Netanyahut për "mbijetesën" e qeverisë izraelite

Lëvizja e fundit e Netanyahut për "mbijetesën" e

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të takohet me ministrin e tij të Financave të dielën, në atë që shihet si një përpjekje e fundit për të shmangur zgjedhjet e parakohshme.

Partia Kulanu e Moshe Kahlon është jetike për mbijetesën e koalicionit.

Bisedimet vijnë përpara takimit javor të kabinetit dhe në mes të një krize politike të shkaktuar nga dorëheqja e ministrit të Mbrojtjes të mërkurën.

Bisedimet midis kryeministrit dhe një rivali tjetër koalicioni për të gjetur një rrugë përpara përfunduan pa marrëveshje të premten.

Naftali Bennett ka kërcënuar të tërheqë partinë e tij Habayit Hayehudi nga qeveria nëse ai nuk emërohet ministri i ri i Mbrojtjes.

Ish-ministri i Mbrojtjes Avigdor Lieberman dha dorëheqjen në mënyrë demonstrative, pas vendosjes së një armëpushimi nga qeveria izraelite në Rripin e Gazës pas tri ditëve dhunë të ashpër javën e kaluar.

EMISIONET