Leskaj: Më shumë transparencë në spitale

Leskaj: Më shumë transparencë në spitale

Kontrolli i Lartë i Shtetit rendit katër flamuj të kuq përsa i përket nivelit të shërbimit shëndetësor në Shqipëri. Për të trajtuar më mirë ankesat duhet të ketë më shumë transparencë në spitale,e sipas Bujar Leskajt kjo do të sjellë një përmirësim të dukshëm në këtë sistem

Leskaj: Shërbimet në spitalet tona publike dhe shërbimi parësor shëndetësor publik janë në vëmendjen e qytetarëve tanë dhe në qendër të ankesave të tyre për keqfunksionim të sistemit, krahas denoncimeve dhe raportimeve të shumta nëpër media. Qytetarët presin përmirësim rrënjësor në efektivitetin dhe cilësinë e këtyre shërbimeve.

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca e ka vënë theksin te respektimi i të drejtave të qytetarëve.

Ballanca: Një sistem shëndetësor duhet të jetë i dizenjuar për të adresuar nevojat e ndryshme të popullatës në mënyrë të drejtë, efikase dhe të përgjegjshme dhe antikorruptive.

Gjatë tryezës të organizuar për këtë qëllim institucionet paraqitën arritjet kryesore në rritjen e transparencës institucionale dhe angazhimit qytetar si një kusht për luftën efikase ndaj korrupsionit me fokus në sektorin shëndetësor.

EMISIONET