Këtë fundjavë Vivian Boyback dhe Alice Dubes 91 dhe 90 vjeçare, më në fund janë martuar në shtetin Iowa të Amerikës, pas një marrdhënie e cila duket se ka filluar në vitin 1942. Linda Hunsaker e cila kryesoi ceremoninë e shumëpritur hapi ceremoninë duke thënë ‘Kjo është një festë e cila duhej të kishte ndodhur kohë më parë’ Çifti më në fund shkëmbyen zotimet përpara familjes dhe miqve të ngushtë në ceremoninë e cila u mbajt në Kishën katolike në Davenport. Gratë janë njohur në qytetin e tyre në Yale, Iowa dhe në 1947 janë transferuar në Davenport ku bashkjetojnë së bashku prej 72 vitesh. Shprehen se  janë bashkë prej 7 dekadash falë dashurisë dhe përkushtimit ndaj njëra tjetrës. Në shtetin e Iowas ligjërimi i martesave mes të njejtit seks u bë në vitin 2009.

/Ora News.tv/