L'Equipe sulmon PSG-në, reagon klubi francez: Media qesharake!

Prestigjozja L'Equipe ka tërbuar drejtuesit e Paris Saint Germain pas një artikulli të botuar të premten se klubi është i detyruar të shesë një nga yjet e ekipit për shkak të Fair Play Financiar.

PSG reagoi menjeherë nëpërmjet një komunikate për shtyp duke hedhur poshtë pretendimet se po bëjnë plane për të shitur Neymar ose Mbappe verën e ardhshme, ndërsa e konsideron median franceze si qesharake dhe dezinformuese.

"Mohojmë artikullin dezinformues dhe qesharak që synon vetëm të krijojë edhe një herë një marrëdhënie të ashpër mes klubit tonë dhe kësaj media. PSG po pyetet veten edhe një herë për qëllimin kryesor të L'Equipe rreth linjës editoriale të saj në lidhje me klubin tonë. Ekzistojnë kaq shumë shembuj të tilla nga kjo gazetë që synon të sjelli një atmosferë të keqe rreth klubit. E fundit ishte të mërkurën e kaluar, përpara ndeshjes kundër Strasburgut, ku media pretendonte se kishte një çështje" Cavani ". Gjithmonë jemi në faqen e para në këtë gazetë, si pasoj e famës së klubit, PSG nuk po e kupton sjelljen skizofrenike të L'Equipe dhe hierarkisë së saj”, thuhet në deklaratën e klubit francez që i hedh poshtë këto zëra duke i cilësuar spekulime dashakeqëse.

PSG vendosi një rekord të ri botëror duke shpenzuar 222 milion euro për Neymar në vitin 2017 para se të përfundonte nënshkrimin e përhershëm prej 180 milion euro për Mbappe. Megjithatë, me shpejtësi dhe me forcë kundërshtoi ato pretendime ndërsa ata i vunë në dyshim motivet e L'Equipe.

EMISIONET