Leopardi hyn në shtëpi dhe vret 3-vjeçarin

Leopardi hyn në shtëpi dhe vret 3-vjeçarin

Trupi pa kokë i një fëmije 3-vjeçar, që u kap në shtëpinë e tij nga një leopard në Indi, iu është dorëzuar prindërve të tij të martën.

Wasim Akram ishte në kuzhinë me nënën e tij kur kafsha e egër hyri brenda, u hodh mbi fëmijën dhe tërhoqi drejt pyllit, thanë zyrtarët.

Kjo është vrasja e tretë nga një leopard në dy muajt e fundit, duke përfshirë një djalë 8-vjeç që u vra në zonë më 7 dhjetor.

Ndërkohë, një ekip i zyrtarëve të kafshëve të egra të pajisura me armë qetësuese kanë shkuar në zonë për të gjetur kafshën.

Sipas të dhënave zyrtare në Indi ekzistojnë 12.000 deri në 14.000 leopardë.

Nuk ka shifra për numrin e njerëzve të vrarë nga leopardët, por ekspertët thonë se ka qindra vdekje çdo vit.

Rreth 431 leopardë u vranë në 2017, sipas shifrave të qeverisë.

EMISIONET