Leonardo Bonucci kthehet "në shtëpi", firmos për 3 sezone me Juventusin

Mbrojtësi i Milanit, Leonardo Bonucci, ka kaluar me sukses vizitat mjekësore përpara rikthimit të tij të bujshëm tek Juventusi.

"Tuttosport" raporton se Bonucci është larguar nga klinika  J- Juventusi në orën 13:00 dhe tani duhet të nënshkruajë kontratën me bardhezinjtë.

Mbrojtësi 31 vjeçar pritet të nënshkruajë një marrëveshje trevjeçare me vlerë 5.5 milionë euro në sezon,  2 milionë euro më pak nga sa fitonte në Milano.

Bonucci vjen në Torino për shkak të formulës së shkëmbimit me mbrojtësin e talentuar Mattia Caldara.


EMISIONET