Leon Goretzka "te" Juventusi

Leon Goretzka "te" Juventusi

 Drejtori i Juventusit Giuseppe Marotta ka konfirmuar interesimin e tij për mesfushorin e Schalke. Goretzka është në radarin e disa klubeve evropiane dhe në verë  ishte shumë pranë transferimit te Liverpuli, por Marotta është i vendosur për të firmosur me të dhe një fakt të tillë e ka deklaruar publikisht:

"Ata janë në dispozicion falas në fund të sezonit duke folur gjithashtu për Emre Can. Ne jemi të interesuar dhe ne do të bëjmë një përpjekje, por gjithçka varet nga vullneti i tyre", tha Marotta.

Goretzka, 22 vjeçar, po kalon një sezon fantastik me ekipin gjerman Shalke 04 dhe ky fakt e ka kthyer mesfushorin në një lojtarë të kërkuar nga shumë ekipe europiane.

EMISIONET