Lehtësira fiskale, subvencione dhe rrugë për ata që do të investojnë në agroturizëm

Lehtësira fiskale, subvencione dhe rrugë për ata që do

Të gjithë ata qytetarë që do të investojnë në agroturizëm nuk do të paguajnë tatim-fitim dhe TVSH për një periudhë 2-4 vjecare. Kryeministri Edi Rama tha se standardet që duhet të plotësohen do të përcaktohen me një vendim të qeverisë. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri premtoi më shumë mbështetje të ujsjellësave ndërsa kryeministri Rama në ditën e dytë të aksionit të ujit paralajmëroi bashkitë të kontribujonë në këtë nismë ose në të kundërt sdo të marin asnjë mbështetje buxhetore.

Tirane- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndryshime në paketën fiskale sa i përket investimeve në agro turizëm. Sot gjatë prezantimit të programit për 100 Fshatrat turistikë ai nënvizoi se do të hiqet TVSH dhe Tatim-Fitimi për të gjitha ata që do investojnë, por pa përcaktuar afat se kur do të merret ky vendim.

Edi Rama: "Lidhen me TVSh, tatim fitimin dhe një gjë e kemi të përcaktuar. Programi i lehtësirave fiskale do të jetë i limituar në kohë. Nuk do të jetë i pafund"

 Ministri i Infrastrukturës  dhe Energjisë premtoi investime në ujsjellës kanalizime për këto 100 fshatra

Damian Gjiknuri: "Kam porositur që brenda fondeve të ujësjellës kanalizimeve që ne kemi të adresojmë një pjesë të portofolit pikërisht për këto fshatra për të mos bërë xheloz të tjetër"

Pjesë e qëndrimit në këtë reformë është bërë dhe paralajmërimi i Ramës për ato bashki që nuk bëhen pjesë e aksionit të ujit

Edi Rama: "Nuk do të japim asnjë lek. Zero për investime në ujësjellësa për bashki që nuk performojnë dhe nuk cojnë përpara  me vendosmëri reformën e ujit.

 Jo çdo investim do quhet agroturizem. Për këtë këshilli i ministrave do të përcaktojë standarde te mbështetura në procedurat ndërkombëtare dhe lidhen me dhomat, hapesiren dhe prodhimin e produkteve.

EMISIONET