Legjenda e WWE Vader iu është nënshtruar një operacioni në zemër pasi njoftua se i kishin mbetur vetëm 2 vite jetë.

Ylli i wrestling me anë të një njoftimi në Twitter tha se do ti nënshtrohej një operacioni.

'Do të shkoj në spital për një ndërhyrje kirurgjikale në zemër. Më uroni fat,"-shkruajti 62 vjeçari.

Vader, i njohur si The Mastodon dhe konsiderohet si një prej burrave më të fortë të ringut, filloi një karrierë në wrestling pas një karriere të suksesshme të NFL-së.

Ai hoqi dorë nga ringu pasi u diagnostikua me dështim akute të zemrës.

Gjendja e tij u zbulua pasi i ra të fikët për më shumë se gjysmë orë dhe iu tha nga mjekët se kishte vetëm 2 vite jetë.

/Ora News.tv/