Manchester United arriti të mposht Juventusit në Torino, por kësaj i ka humbur "bukurinë" gjesti i Jose Mourinho në fundin e takimit. Të paktën kështu është shprehur legjenda e "djajve të kuq", Paul Scholes që në një intervistë për "BT Sport" ka akuzuar trajnerin e United.

"Nuk ishte i nevojshëm ai veprim. Mourinho duhet ta fitonte ndeshjen ndaj Juventusit më me shumë klas. Skuadra nuk dha atë që duhej të jepte. Fitorja vlen, por gjesti i tij ishte i panevojshëm. Tifozët duhet të adhurohen"-tha Scholes.

Një "thikë pas shpine" për Mourinhon, i cili e komentoi veprimin e tij si një mbrojtje ndaj figurës së tij. Ndërsa shtoi se kur shahet skuadra e Interit, hidhet baltë mbi familjen e tij.

/Ora News.tv/