Reperi i famshëm amerikan, Nelly po përballet me probleme të reja ligjore. Një grua e ka paditur për një sulm seksual pas një prej shfaqjeve të tij në Angli.

Gruaja, e identifikuar si Jane Done tha se Nelly masturboi para saj disa herë në koncertit të tij në dhjetor të 2017.

Nelly po hetohet rreth kësaj cështje që prej muajit shkurt. Në dokumentet e siguruara nga TMZ, ajo thotë se u takuan rastësisht dhe ai i tha në vesh që të mos largohej. Ajo e bëri këtë gjë dhe më pas, ai uli pantallonat, filloi të masturbohej duke i thënë, "Ti e do këtë, apo jo?"

Jane pretendoi se e refuzoi, por 44-vjeçari nuk tërhiqej. Ajo pretendon se Nelly u bë agresiv dhe filloi ta godiste duke e detyruar që të kryente akte seksuale.

/Ora News.tv/