Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero dhe bashkëshortja e tij Sonia Amoruso i kanë dhënë fund martesës 19 vjeçare.

Familja e Del Piero jeton në Los Anxhelos, por kur kthehet në Itali, ai qëndron në Milano ndërsa Sonia në Torino.

Ish-futbollisti i famshëm nuk ka publikuar asnjë fotografi me partneren e tij në vitet e fundit dhe nuk kanë bërë asnjë dalje publike së bashku.

Lajmi i divorcit të tyre u konfirmua nga revista Chi.

/Ora News.tv/