Legjenda e Formula 1: Mick i aftë të bëhet si Michael Schumacher

Legjenda e Formula 1: Mick i aftë të bëhet si Michael Schumacher

Mick Schumacher ka aftësinë për të ecur në gjurmët e babait të tij deri në Formula 1. Ky është mendimi i legjendës së Formula 1 Gerhard Berger, që në një intervistë për "Auto Bild" ka vlerësuar djalin 19-vjeçar të Michael Schumacher.

"Djali papritmas tregon gjene të babait të tij. Ai ka zhvilluar dhe po tregon disa tipare të Michael.  Unë shpresoj që kjo të vazhdojë, gjithçka është e hapur për të. Të gjithë do të ishin të lumtur nëse Mick do të ndjekë gjurmët e babait të tij".-deklaroi austriaku.

Schumacher aktualisht është i katërti në kampionatin evropian F3, ku Dan Ticktum kryeson renditjen.

EMISIONET