Pesë raste të legalizimit të objekteve në Uanzën e Re i janë përcjellë prokurorisë pasi janë konstatuar shkelje.Kreu i aluiznit Artan lame deklaroi se pas marjes së disa ankesave ka rezualtur se këto banesa të legalizuara janë ndërtuar në tokë me pronar.

Lame: Me publikimin e legalizimeve në atë zonë morëm disa ankesa nga ish-pronarët që tani pasi u shpall projekti, morën vesh që në trojet e tyre ishin bërë legalizime. Nga ana jonë janë evidentuar një nga një këto legalizime në tokë të ish-pronarëve dhe është përgatitur materiali për referim në organet ligjzbatuese.

Një tjetër fenomen i konstatuar në këtë zonë është edhe pagesa e parave nga qytetarët të cilët në realitet nuk kanë përfituar nga legalizimet

Lame: Janë edhe ata që e dinë shumë mirë se nuk mund të legalizoheshin. Megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar t'ua marrin paret e tokës dhe tani gjendemi në këtë situatë ku qytetarët thonë se na janë marrë paratë. Në zonën e Unazës së Madhe janë regjistruar 12 raste të tilla.

Vetëm gjatë muajit nëntor ALUIZNI ka shpërndarë 3142 leje legalizimesh ku vetëm 300 janë shpërndarë për zonën e Kasharit.

/Ora News.tv/