Legalizimet, ALUIZNI bën bilancin: Në 4 vjet në Fier u dhanë 15787 leje

Legalizimet, ALUIZNI bën bilancin: Në 4 vjet në Fier u dhanë

Ndërsa procesi i legalizimeve po fillon të hyjë në fazën finale të përmbylljes, ALUIZNI ka bërë një bilanc të punës nga viti 2013 deri tani.

Sipas ALUIZNI-t Fieri dhe Lushnja janë dy nga zonat me fluksin më të madh të legalizimeve të kryera.

Në Fier nga viti 2006 deri në vitin 2013 janë dhënë 1207 leje legalizimi, ndërsa nga 2014 deri më 2018 janë dhëne 15787 leje legalizimi.

Viti me më pak leje është vitit 2009 kur vetëm 97 familjeve u janë dhënë leje legalizimi. Statistikat zyrtare tregojnë se viti me më shumë leje legalizimi është 2016 me 4905 leje.

Deri në 2013 në Bashkinë Mallakastër ishin lëshuar vetëm 3 leje legalizimi, kurse në Ballsh 30 leje legalizimi. Pritshmëritë tona janë që brenda 2018 të mbyllen procedurat për objektet që plotesojne kriteret ligjore për legalizim në Mallakaster. Aktualisht Drejtoria e ALUIZNI-t Fier ka përmbyllur etapën e matjeve në terren për rreth 98 % të objekteve të vetdeklaruar.

Deri në 2013 në njësitë vendore Frakull, Topojë apo Libofshë –nuk kishte asnje leje legalizimi të lëshuar, aktualisht procesi i legalizimit po arrin drejt fundit në këto zona.

Në Levan, Cakran, Dërmenas dhe Mbrostar- Bashkia Fier, përpara vitit 2013 janë dhënë leje legalizimi për afërsisht 50 objekte, kryesisht me funksion ekonomik, por sot këto njësi thuajse kanë përfunduar procedurat e legalizimit për të gjitha objektet që plotësojnë kriteret ligjore.

Në Lushnje, nga viti 2006 në vitin 2013 janë dhënë 501 leje, ndërsa nga 2014 në 2018 janë dhënë 2761 leje.

Viti me më pak leje legalizimi të dhënë qytetarëve në Lushnje është viti 2010 me 15 leje, ndërsa më shumë leje legalizimi janë dhë në në vitin 2016 me 1083 leje.

ALUIZNI parashikon përfundimin e legalizimit në disa njësi administrative në këtë qark, i cili është një nga qarqet që ka ecur më shpejt me procesin e legalizimit të ndërtimeve informale.


EMISIONET