Reperi i preferuar i femrave shqiptare, Ledri Vula feston sot 33-vjetorin e lindjes. Ndryshe nga të tjerët që presin dhurata për ditëlindje, ai ka menduar që të surprizojë fansat e tij.

Me anë të një njoftimi në Instagram ka zbuluar se do të bëjë ulje për biletat ë festivalin Sunny Hill që do mbahet në Prishtinë me 2,3 dhe 4 gusht.

“Sot për ditëlindje, unë e kom ni dhuratë për juve. Biletat e @sunnyhillfestival për 24 orë, veq për juve bohen 15 EUR ma lirë”, shkruajti reperi.

Ky ishte lajm shumë i mirë për fansat.  Ndërkohë që kanë mbetur në treg vetëm bileta të shtrenjta, festivali ka menduar që për ditëlindjen e Ledrit të ulë cmimet deri në 65 euro.

Tags