LeBron James parashikon një rikthim tek Cleveland Cavaliers

LeBron James parashikon një rikthim tek Cleveland Cavaliers

LeBron James, një nga lojtarët më të mirë të basketbollit të sotëm, la të hapur mundësinë që një ditë do të kthehet te Cleveland Cavaliers. 

Basketbollisti nënshkroi një kontratë katërvjeçare me vlerë 154 milionë dollarë para disa javësh, megjithatë, "mbreti" nuk mendon se do të dalë në pension pas mbarimit të kontratës me “Qytetin e Engjëjve”.

"Dëgjoni, unë nuk e kam mbyllur asnjë kapitull. Unë shpresoj se një ditë do të ulem dhe do ta shikojë se si fanella ime po varet në krye të sallës”,-shtoi ylli i NBA-së.

LeBron James konsiderohet si një ndër basketbollistët më të mirë të gjitha kohërave, duke u krahasuar edhe me legjendën Michael Jordan.

EMISIONET