LeBron James i mungon "kurora", Cleveland barazon serinë ndaj Indiana Pacers

LeBron James i mungon "kurora", Cleveland barazon serinë ndaj

Me një LeBron James në superformë, Cleveland Cavaliers ka barazuar në 1-1 serinë e fazës "play-off" ndaj Indiana Pacers, fitore që mbanë gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në gjysmëfinalet e konferencës së lindjes.

Në "Quicken Loans Arena" mbreti James ishte padyshim ylli i mbrëmjës me 46 pikët e realizuara, 5 asiste dhe 12 rikuperime duke udhëhequr Cleveland drejt një suksesi të vështirë me shifrat 100-97 ndaj Indiana Pacers.

Cavaliers zgjidhën gjithçka që në periodën e parë të cilën e mbyllën me një avantazh 33-18, megjithatë Indiana arriti të ngushtonte distancat.

Por forma e mirë e James që  i ndihmuar edhe nga Kevin Love e Kyle Korver arriti të vendoste fatet e këtij takimi në favor të Cleveland.

EMISIONET