Presidenti i FIFA-s Giani Infrantino është vënë në qendër të akuzave nga e përditshmja franceze “Le Monde”.

Sipas kësaj gazete numri 1 i futbollit në botë ka ndihmuar klubin turk të Fenerbache-s për të shmangur rënien nga kategoria në vitin 2011. Asokohe klubi turk ishte përfshirë në hijen e disa ndeshjeve të manipuluara dhe sipas rregullores klubi duhet të binte një kategori më poshtë.

Megjithatë, gjithnjë duke iu referuar gjithmonë “Le Monde”, Infrantino që në atë kohë mbulonte rolin e sekretarit të përgjithshëm në UEFA, ndërhyu për të ndryshuar rregulloren e brëndshme të  federatës turke. Sipas ligjeve të këtij institucioni cdo klub i përfshirë në trukim rezultatesh, përvecse duhet ta nis kampionatin pasardhës një kategori më poshtë, do ta nis edhe me minus 12 pikë., por në rastin e Fenerbache, dhe me ndërhyrjen e Infrantino gjithccka u limitua me mospjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, duke qënë që ky ekip kishte fituar titullin kampion.

Për hirë të së vërtetës një vit më vonë rregulli pas rregullorja e federatës turke ndryshoi, dhe skuadrat që ishin përfshirë në skandalin e manipulimeve rezultatesh nuk rrëzikojnë të bien nga kategoria.

Një akuzë  e re e “Le Monde” në drejtim të një institucioni, në këtë rast të Infrantinos që vitet e fundit ka qënë në qendër të skandaleve viteve të fundit, duke filluar që nga korrupsioni deri te manipulimet për të organizuar kompeticione të rëndësishme si Kupa e Botës.

Kujtojmë që pikërisht për shkak të aferave korruptive ish presidenti Sepp Blatter u përjashtua 7 vite nga futbolli.

/Ora News.tv/