LDK kërkon nga presidenti Thaçi t’i nisë konsultimet për datën e zgjedhjeve

LDK kërkon nga presidenti Thaçi t’i nisë konsultimet

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Presidenti i Kosovës që t’i nis konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.

Thirrja e LDK-së, drejtuar presidentit Hashim Thaçi pasoi mbledhjen e kryesisë së kësaj partie e thirrur pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit.

“Kryesia vlerëson se pas dorëheqjes së kryeministrit, Kosova nuk ka qeveri dhe LDK kërkon nga presidenti që t’i nis konsultimet për datën e zgjedhjeve”, tha kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa.

Pas dorëheqjes së Haradinajt, Mustafa tha se ”LDK nuk pranon asnjë zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve”.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje të premten.

Haradinaj tha se ka dhënë dorëheqje pasi që ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit./Rel

EMISIONET