Mbrëmja e kësaj të marte ka qënë me të vërtetë e tmerrshme në kryeqytetin italian, Romë. Shkak janë bërë dy grupimet ultrat të qytetit, ata të Romës dhe Lazios.

Sipas mediave nga përtej adriatikut, tifoz të bardhekaltërve kanë sulmuar policinë, duke lënë të paktën 10 polic të plagosur. Ngjarja ndodhi gjatë kohës ku tifoz të Lazios ishin mbledhur për të festuar 119 vjetorin e themelimit të klubit.

Nga 2500 persona që ishin pjesë e kësaj feste, mes tyre dhe presidenti i klubit Claudio Lotito, 300 tifoz të bardhekaltërve u maskuan, duke sulmuar policinë me shishe, gur dhe objekte të tjera të forta.

Për të mos humbur këtë ngjarje, tifoz të Romës kanë ngjitur në rrugët e qytetit postera anti-semite, nën moton:

"Lazio, Napoli dhe Izraeli kishin të njëjtat ngjyra, flamuj dhe janë të njëjta"-shkruhet në pankartat e tifozëve roman.

Ky reagim vjen një vit pasi ultras të Lazios u dënuan për të vendosur afishe në rrugët e qytetit, në të cilat përshkruhej tmerri i Holokaustit në një fanellë të skuadrën së Romës.

/Ora News.tv/