Lazio me hap kryesuesi, Atalanta "shkatërron" Chievon

Lazio me hap kryesuesi, Atalanta "shkatërron" Chievon

Lazio vijon të marrë rezultate pozitive, me bardheblutë që fituan pastër 2-0 në transfertën e Parmës.

Të besuarit e Simone Inzaghi dominuan totalisht ndaj kundërshtarit, por 10 minutat e fundit rezultuan decizive, pasi Ciro Immobile përmes një penalltie dhe Correa në fundin e takimit i dhanë 3 pikë mjaft të rëndësishme skuadrës së Lazios, e cila e shikon veten në vendin e 3-të në kuotën e 18 pikëve. Nga ana tjetër Parma pëson humbjen e katërt në 9 javë kampionat.

Fitore mori dhe Atalanta që pavarësisht se la në stol dyshen shqiptare, Berisha-Djimsiti shkatërroi me rezultatin e thellë 5-1 Chievon. Iliçiç ishte heroi i Bergamaskëve duke kompletuar një tripletë në këtë takim, ndërsa golat e tjetër mbajnë firmën e De Roon dhe Gorens.

Përballja mes Bolognas dhe Torinos prodhoi një rezultat spektakolar, me dy skuadrat që barazuan me shifrat 2-2 dhe u mjaftuan me nga një pikë.

EMISIONET