Lazio në gjurmët e mesfushorit portugez të Barcelonës, Andre Gomes. Sipas mediave italiane, bardhekaltërit janë futur në garë për të siguruar shërbimet e 24 vjeçarit, që shikohet si zëvendësuesi potencial i Sergej Milinkoviç-Saviç në rast se serbi largohet.

Lazio thuhet se ka bërë gati një ofertë prej 25 milion euro për mesfushorin dhe "Sport" thotë se katalanasit janë të gatshëm të shlyejnë 10 milion euro nga ajo që ata i kanë paguar Valencias për 24-vjeçarin në vitin 2016.

Portugezi,  i cili fitoi "Euro 2016" me vendin e tij, por u injorua për Kupën e Botës.

Interes për Gomes kanë shfaqur dhe Napoli e Everton por që katalanasit kanë marrë vetëm oferta huazimi deri më tani.

/Ora News.tv/