Lazio "dëbon" shqiptarët dhe mposht Apollon, Rangers-i i Grezdës i bën ballë Villarealit

Janë mbyllur 12 takimet e para të grupeve në Europa League, ku nuk kanë munguar as rezultatet surprizë.

Lazio e shqiptarëve, të cilët e panë të gjithë nga jashtë fushës së blertë mori 3 pikët e para, pasi fitoi 2-1 ndaj Apollon. Luis Alberto dhe Ciro Immobile ishin autorët e golave. Barazim fantastik mori Rangersi i Eros Grezdës, që ndali në 2-2 Villarealin. Mesfushori i kombëtares shqiptare e pa të gjithë takimin nga stoli.

Fitore arriti Chelsea, që mposhti 1-1 PAOK-un. Goli i Willian i largoi "blutë" me 3 pikë nga Selaniku.

Befasia e mbrëmjes erdhi nga Franca, aty ku Marseille u mposht 2-1 nga Eintracht Frankfurt. Edhe pse me një lojtarë më pak gjermanët arritën të dilnin me 3 pikë nga "Velodrome".

Rezultati më i thellë u shënuan në Spanjë, aty ku Sevilla mposhti 5-1 St Liege.

Në takimet e tjera u regjistruan këto rezultate:





EMISIONET