Këngëtarja dhe aktorja Laura Nezha ka disa kohë që i mungon festivaleve, por ka menduar të rikthehet fuqishëm. Ajo ka lajmëruar se do marrë pjesë në ‘Këngën Magjike’ me këngën e titulluar “Je dashuri.”

Nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo duket tepër nostalgjike për skenën ku nisi karrierën duke shkruajtur: “Pas shumë vitesh, rikthehem në skenën ku prezantova këngën time të parë, në Kënga Magjike.”

Ende nuk dihet nëse do jetë një baladë apo këngë ritmike, por mbetet për tu parë në prezantimin e saj ditën e dielë. Ndërkohë ky mund të jetë suksesi i rradhës për këngëtaren.


/Ora News.tv/