"Lasgushi" çon kombëtaren shqiptare në Izrael

Kombëtarja shqiptare është nisur drejt  Tel Avivit, ku do të përballet ditën e nesërme me përfaqësuesen e Izraelit, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Por, e vecanta është pasi lojtarët dhe stafi kanë fluturuar me kompaninë më të re “Air Albania”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama, i cili në rrejtet sociale shkruan: "Air Albania çon Kuqezinjtë në Tel-Aviv" 

Avioni i parë i kompanisë “Air Albania”, i quajtur nga kryeministri si “Lasgushi”, ka bërë disa fluturime vetëm në drejtim të Turqisë, ndërsa ky është udhëtimi i parë me një tjetër destinacion.

Kryeministri Rama ka paralajmëruar se avionë të tjerë do të fluturojnë drejt vendeve të ndryshme të botës.

EMISIONET