Largimi i Merkel nuk do ndikojë në koalicionin qeverisës të Gjermanisë

Largimi i Merkel nuk do ndikojë në koalicionin qeverisës të

Largimi i Angela Merkel nga posti i kryetares së Partisë Kristian Demokrate nuk do të ndikojë në koalicionin qeverisës të Gjermanisë.

Për këtë qëllim forcat politike qeverisë kanë zhvilluar një takim të posaçëm ku është disktuar dhe formati që do të kenë në drejtimin e vendit. 

Pas takimit, Merkel tha të hënën se do të vazhdojnë të qeverisin me Social Demokratët dhe Bashkimin Kristian Social të Bavarisë.

“Vendimin e morëm pasi e diskutuam në mbledhjen e bordit federal,”-tha Merkel përpara gazetarëve.

Tensionet politike u rritën ndjeshëm javën e kaluar kur kancelarja tha se do të jepte dorëheqjen nga posti i kreut të partisë. 

Merkeli tha se mund të punonte mirë edhe me Friedrich Merz, kandidat për kreun e CDU-së. Merz është në favor të taksave më të ulëta dhe politikave konservatore në favor të biznesit të cilat ajo i ka lënë në hije.

EMISIONET