Largimi i Eni Vasilit: U deshën 3 gazetarë të më zëvendësonin

Largimi i Eni Vasilit: U deshën 3 gazetarë të më

Gazetarja dhe moderatorja Eni Vasili ka nisur një rrugëtim të ri në karrierë. Pas shumë vitesh që shfaqej në ekranin e News24 me "Studio e hapur", ky sezon e gjeti në Top Channel me "Open".

E ftuar në "Mos i fol shoferit" në Ora News, ajo tregoi se u largua shumë miqësisht, duke shtuar se ditët që dilte në transmetim janë zëvendësuar nga 3 gazetarë.

Eni Vasili: E lashë me dhimbje dhe kam gjithmonë nostalgji. Vazhdoj, kam telefonata të vazhdueshme, me stafin. Jemi ndarë shumë miqësisht.

Rudina Dembacaj: Mendon se je zëvendësuar?

Eni Vasili: Atje, ditët e mia i kanë marrë 3 gazetarë të tjerë, shumë të mirë. Nëse u deshën 3 gazetarë të më zëvendësonin, jam zëvendësuar mirë.

EMISIONET