Largimi i Alonsos bën "lëmsh" Formula 1

Largimi i Alonsos bën "lëmsh" Formula 1

Carlos Sainz pritet të jetë zëvendësuesi i Fernando Alonsos te McLaren.

Sipas asaj që raporton "El Mundo Deportivo" 23-vjeçari i cili aktualisht po pushon në Mallorca, pritet të marrë konfirmimin në ditët e ardhshme.

"Kjo mund të jetë kjo javë decizive, por sigurisht para Spa", pohon gazeta, duke cituar informacionin direkt nga kampi i Sainz.

Kandidat i fortë për të drejtuar njëvendëshen e McLaren në sezonin e ardhshëm është dhe Stoffel Vandoorne apo dhe Lando Norris. Ndërkohë që Pierre Gasly pritet të jetë zëvendësuesi i Daniel Ricciardo te Red Bull.

EMISIONET