Lanzini largohet nga kombëtarja argjentinase, ngjallen shpresat për Mauro Icardi

Lanzini largohet nga kombëtarja argjentinase, ngjallen shpresat për

Dëmtimi i mesfushorit argjentinas, Manuel Lanzini ka ndezur një dritë jeshile për një thirrje në kombëtare të Mauro Icardit. Sulmuesi i Interit mund t'i jepet një ftesë për në kombëtaren argjentinase pasi mesfushori i West Ham u tërhoq nga skuadra e Kupës së Botës.

Lanzini u ndal nga një dëmtim në ligamentet e gjurit të djathtë, duke e nxjerrë atë jashtë skuadrës që do të udhëtoj për në Rusi.

Në të tilla kushte, trajneri i kombëtares "Albiceleste" Jorge Sampaoli ka detyrën e vështirë për të gjetur zëvendësuesin e mesfushorit të West Ham dhe Icardi ishte një nga lojtarët në listën e përkohshme të tij.

Megjithatë, mbetet për t'u parë nëse Sampaoli do të kërkojë një avantazh në krahasim me një tjetër mesfushor.

EMISIONET