Langarica "po lëngon". Studiues, ambientalistë,juristë, inxhinierë thanë se projekti për ndërtimin e hidrocentaleve rrezikon të thajë këtë lumë. Ata protestuan pak metra larg zyrës së Kryeministrit dhe kërkuan nga z. Rama anullimin e ndërtimit të koncesioneve mbi këtë lumë. Nëse projektet e HEC-eve ndërtohen, thonë ekspertët në protestë, bën që nga ky lumë të ngelë vetëm 2% ujë. Langarica është dega më e madhe e lumit Vjosa dhe ndodhet jo më larg se 5 km larg qytetit të Përmetit. Ai rrjedh përmes kanioneve dhe është nga lumenjtë më piktoreskë në vend. Ndërhyrjet përgjatë shtratit, thonë ekspertët, do të thotë një burim më pak ujor dhe shkatërrim mjedisi. Protestat do të vijojnë, ndërsa një peticion firmat e të cilit po mblidhen nga kjo protestë do ti dorëzohet Qeverisë.

/Ora News.tv/