Lane shkollen pa drita në Orosh, procedohen dy drejtorët arsimorë

Lane shkollen pa drita në Orosh, procedohen dy drejtorët arsimorë

 Ministria e Arsimit dhe e Sportit nis procesimin disiplinor ndaj drejtorit të Drejtorisë Arsimore të Lezhës dhe Drejtorit të Zyrës Arsimore të Mirditës.

Shkak u bë mungesa e energjisë elektrike në shkollën Orosh të Mirditës. Mungesën e dritave e denoncoi prifti në një takim me ambasadoren e BE-së Romana Vlahutin dhe pas verifikimeve në terren u konstatua se problemi ishte i drejtë.

"Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë ka nisur sot më 07.05.2018 procedimin disiplinor me motivacionin “Mospërmbushja e detyrave, mosmarrja e masave për situatën e krijuar nga mungesa e energjisë elektrike për një periudhë të gjatë në shkollën Orosh, që ka cënuar mbarëvajtjen e procesit mësimor”, ndaj Drejtorit të Drejtorisë Arsimore të Lezhës dhe Drejtorit të Zyrës Arsimore të Mirditës"

Në takimin e paj ditëve më parë prifti Dom Genci para ambasadores ngriti shqetësimin: "A mund të ketë integrim kur shkollat s'kanë dritë?! A janë të barabartë fëmijët e Oroshit dhe kur ata mund të kenë drita dhe a do të kenë drita ndonjëherë?!" 

Kjo e vuri në vështirësi drejtorin e Drejtorisë Arsimore Bardhok Pulaj i cili ironizoi priftin dhe më pas tha se nuk e dinte dhe do të interesohej.

Prifti denoncon para ambasadores: A mund të ketë integrim kur shkolla s'ka dritë?! I vërsulet drejtori i arsmit



EMISIONET