Nëna dhe gjyshja e një 18-vjeçari, i cili u la të "kalbej deri në vdekje" në  shtëpinë e tij, janë burgosur për gjithsej shtatë vjet.

Jordan Burling, 18 vjeç, i ngjante "viktimës së një kampi vdekjeje të Luftës së Dytë Botërore" kur vdiq në shtrat në Leeds në vitin 2016.

Nëna e tij Dawn Cranston, 45 vjeç dhe gjyshja Denise Cranston, 70 vjeç, u burgosën për vrasje respektivisht për katër dhe tre vjet, pas një seance dëgjimore në Gjykatën e Lartë të Kurorës.

Motra e tij 25-vjeçare Abigail Burling u burgos për 18 muaj për shkak se nuk e pengoi atë të vdiste.

Jordan vdiq nga bronkopneumonia akute brenda shtëpisë së tmerreve, siç u cilësua në gjykatë.

Kur Jordan u gjet në fund, ai ishte mbulua me plagë dhe kishte pelena të ndotura.

Adoleshenti ishte aq i dobët, saqë peshonte vetëm 38 kg në shtratin e improvizuar.

Pavarësisht nga vuajtjet e tij, një gjykatës tha se familja kishte tre frigoriferë të vendosur me ushqim në shtëpi.

/Ora News.tv/