Ndahet nga jeta baritoni i njohur Burhan Spahiu, një prej solistëve kryesorë të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, që i ka dhënë zë dhjetëra karaktereve. Një prej pedagogëve të shquar të Akademisë së Arteve, i cili nxori nga duart breza të tërë këngëtarësh ndërroi jetë në moshën 76 vjeçare.

"Nga Gjeta tek plaku Zhermon, nga Kristoja te Figaro... U shua baritoni që vishte me zërin e tij të ngrohtë e kumbues personazhet e operistikës botërore e asaj kombëtare. Lamtumirë, artist!
I paharruar mes kolegësh, studentësh dhe publikut që e përcjell edhe sot me duartrokitje!"  
shkruhet në statusin e facebook të ministrisë së Kulturës

Burhan Spahiu (1943-2019), ka interpretuar në vepra si: “Skënderbeu”; “Brigada e grave”; “Përtej mjegullës”; “La Boheme”; “Dhëndri u transferua”; “Mrika”; “Zgjimi “Lulja e Kujtimit”; “Berberi i Seviljes “Goca e Kaçanikut”; “Toka Jonë”; “Carmen”; “La Traviata”; “Borana”; Alfio, “Cavalleria Rusticana”, etj.

/Ora News.tv/