Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, ka zbuluar dëshirën e tij që një ditë ta menaxhojë klubin ku aktualisht luan. 34-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës së tij në Stamford Bridge, dhe shpreson të nënshkruajë kontratë të re, e cila do t`i lejojë atij t`i japë fund karrierës si futbollist me fanellën Blu para se të fillojë karrierën e trajnerit. “E di se mund të duket egoiste por do të doja të provoj veten me një klub më të ulët”. “Edhe pse kurrë nuk pres të kaloj në një pozitë si ajo e menaxherit të Chelseat, ky është i vetmi klub që do të doja ta menaxhoj”, ka thënë Lampard për The Sun.

/Ora News.tv/