Lame batuta për protestën: Qytetarët mund ta ndjekin nesër, por të hënën nis ligjërimi i banesave

13 mijë  familje që kanë marrë troje për ndërtim banese nga bashkitë para vitit 1991 tashmë do të kenë mundësi ti regjistrojnë në Hipotekë. Drejtori i Agjensisë së Kadastrës, Artan Lame, sqaroi se tashmë do të marrë zgjidhje një ngërç i krijuar që para 20 vitesh. Duke e konsideruar një sukses, Lame nuk harroi që në deklaratë të thumbonte edhe protestën e opozitës që pritet të zhvillohet të shtunën.

Zgjidhet ngërçi për regjistrimin e banesave të mbi 13 mijë familjeve që kanë  ndërtuar mbi truall të dhënë nga bashkitë të dhënë para viteve 1991.

Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës bëri me dije se vendimi i fundit i qeverisë do të zgjidhë këtë problematike që ekziston prej 2 vitesh.

Artan Lame:  Sot në të gjithë vendin janë 12-13 mijë banesa dhe troje në këtë situatë absurde, ku rekordin e mban Saranda me rreth 3500 troje të dhëna në këtë mënyrë. Të tilla troje ka me shumicë edhe në Gjirokastër, Përmet, Kolonjë, Tepelenë, Berat, Fier, Elbasan, Lezhë, Kukës, Shkodër etj. E them me përgjegjësi se në një pjesë të  këtyre rasteve procesi i dhënies së trojeve ka qenë i parregullt dhe i paligjshëm. Faji nuk është i qytetarëve, por i njësive vendore apo kryetarëve të bashkive që i kanë hyrë këtyre aventurave që ende e kësaj ditë i paguajnë banorët. Qytetarët që e vujanë këtë situatë duhet të fillojnë të grumbullojnë dokumentacionin që kanë për aktin e dhënies së truallit, faturën e pagesës së truallit, lejën e ndërtimit që kanë marrë, ndonjë akt që kanë marrë nga këshilli Bashkiak. 

Lame nuk la pa ironizuar edhe protestën e opozitës.  

Artan Lame: Nesër qytetarët mund të shkojnë, ata që janë të interesuar të ndjekin edhe protestën e opozitës, por të hënën të fillojnë të plotësojnë  dokumentacionin përkatës me qëllim që të ligjërojnë banësën dhe truallin e tyre pranë zyrave tona të Kadastrës.

Tashmë të gjithë ata qytetarë që kanë një problem të tillë me banesën duhet të grumbullojnë dokumentacionin që disponojnë dhe ti paraqesin pranë zyrave të Katastrës.

Lame tha se janë 12 deri në 13 mijë banesa të paregjistruara, që në bashkëpunim me qeverinë i është dhënë një zgjidhje.



EMISIONET