Stoke City rrëzikon shumë që ta nis një kategori më poshtë sezonin e ardhshëm, pasi skuadra e drejtuar nga Paul Lambert numëron 25 pikë nga 27 javë kampionat dhe momentalisht ndodhet në një nga tre vendet që të dërgon në Championship.

Por tekniku 48 vjeçar thotë se nëse Stoke do të shpëtoj nga rënia në një kategori më poshtë, të gjitha meritat do i akordohen  Xherdan Shaqiri.

“Të ndihmoj Stoken nga rënia? Mendoj se ai është i uritur që të përshihet dhe të ndihmojë. Ai është lojtar unik që mund t’i bëjë gjërat të ndodhin dhe bën shumë gjëra që të tjerët nuk mund t’i bëjnë. Ka të majtë të jashtëzakonshme, vizion të shkëlqyer për pasime dhe po shënon gola”.

"Çdo herë kur e ka topin, mendoj se diçka do të ndodhë. Mendoj se ai është, top, top, top lojtar dhe karrierë e tij po shkon në ngritje e sipër. Ai do të përmirësohet edhe më shumë”
,- ka përfunduar tekniku i Stoke City, Paul Lambert

Deri në këtë pikë të sezonit Shaqiri ka realizuar gjashtë gola në 25 paraqitje.

/Ora News.tv/