"Lakuriqi i natës" premierë në Teatrin e Operas

"Lakuriqi i natës" premierë në Teatrin e Operas

Opera Lakuriqi i Natës do të ngjitet premierë më 31 mars në Pallatin e Kongreseve për tu pasuar nga tre ditë të tjera plot energji e spektakël. 

Opera do të bëjë bashkë në skenë artistë shqiptarë dhe austriakë ndërsa për shkak të problemeve shëndetësore, tenori i famshëm Saimir Pirgu do të mungojë. 

Sipas drejtores se Teatrik Kombëtar të Operës dhe Baletit, kjo mungesë nuk do të cenojë strukturën e veprës.

Opereta e famshme, që ka korrur sukses në skenat botërore do të interpretohet nga 20 artistë 6 prej tyre debutojnë për herë të parë. Para publikut shqiptar ajo vjen nën regjinë dhe koreografinë e Renato Zanella.

Lakuriqi i Natës ngjitet në skenë në kuadër të ‘Vitit Kulturor Austri-Shqipëri 2018’, nën dirigjimin e Lazlo Gyuker, kostumografi nga Enada At Nikolla, skenografi nga Bashkim Zahaj dhe me dirigjent kori Dritan Lumshi.

EMISIONET