Lajmëroi ambulancën 314 herë dhe shkoi në spital 149 herë pa patur nevojë, burgoset

Lajmëroi ambulancën 314 herë dhe shkoi në spital 149

Një i moshuar është burgosur për 20 muaj, nën akuzën e "kërcënimit për shoqërinë", pasi ka telefonuar shërbimin e urgjencës së spitalit qindra herë pa pasur nevojë.

John Harvey, 73 vjeç, nga Swansea, u dërgua në spital 149 herë, por asnjëherë nuk pati nevojë për trajtim. 

Ai i ka shkaktuar shtetit dëme prej 46 mijë paund për shkak të shpenzimeve të ambulancës.

Në Gjykatën mbretërore të Swansea u dëgjua se ai kishte telefonuar 999-n, rreth 314 herë për pesë vite.

Harvey u burgos pasi pranoi se kishte shkelur urdhrin për sjelljen "kriminale" për të mos kryer thirrje në numrin përkatës.

Helen Randall, duke ndjekur akuzat, tha, në një rast, se Harvey u kërkoi dy burrave të telefononin një ambulancë, pasi kishte pësuar atak në zemër.

Kur mbërritën mjekët, ai ishte ulur në tavolinën e tij duke pirë uiski.

Ajo bëri me dije se mjekët e urgjencës kishin shpenzuar 302 orë duke u marrë me burrin.

Të gjithë do të pyesin se pse ka vepruar kështu? Një psikiatër tha se burri nuk kishte asnjë problem mendor dhe shkak ishte vetëm sjellja e tij.

Gjykatësi Paul Thomas tha: "Unë thjesht nuk e kuptoj se pse silleni kështu, ju jeni kërcënim për shoqërinë".

Gjykatësi Thomas lëshoi edhe një urdhër të ri, duke e detyruar burrin që të mos kryej asnjë telefonatë tek urgjenca për 5 vitet e ardhshme.

EMISIONET