Lajm i madh për tifozët zikaltër, ylli i skuadrës rinovon për dy vite

Lajm i madh për tifozët zikaltër, ylli i skuadrës rinovon

Detajet finale dhe më pas firma në kontratë.

Është kjo situata midis Andrea Ranocchia dhe Interit. Sipas "FcInterNews.it", skuadra zikaltër është bindur nga cilësitë e mbrojtësit dhe është gati t'i zgjasë kontratën edhe për dy vite të tjera.

Gjithsesi, minutat e pakta do t'i kushtojnë shtrenjtë italianit, pasi me kontratën e re do të përfitojë 1.5 milionë euro, rreth 200 mijë euro më pak se paga aktuale.

Megjithatë, rruga drejt mbrojtësit nuk është kaq e lehtë, pasi interes për të kanë shfaqur Bologna, Parma dhe Sassuolo. Kontrata aktuale e Ranocchia me Interin zgjat deri në fund të sezonit aktual.


EMISIONET