Lajm i madh për tifozët zikaltër, rinovon ylli i skuadres
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Prill 2019, 20:12
Përpara së bashku! Është kjo moto e mbrojtësit italian, Andres Ranocchia, i cili ka vendosur të vesh fanellën e Interit të paktën deri në qershor 2021.
Lajmi i rinovimit të kontratës me mbrojtësin 31 vjeçar është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit nga Milano:
Ranocchia është pjesë e Inter që prej janarit të vitit 2010. Prej asaj dite, mbrojtësi është aktivizuar në 148 takime, duke realizuar edhe 9 gola. Me kombëtaren e Italisë, Ranocchia ka luajtur 21 takime, por pa arritur të realizojë asnjë herë.