Për të gjithë të apasionuarit dhe nostalgjikët e Spice Girls lajme të mëdha po vijnë.

Grupi i famshëm i vajzave ka vendosur që të bëjnë një rikthim spektakolar vitin e ardhshëm. Të pesë anëtaret, përfshirë edhe Victoria Beckham, janë të gatshëm të ribashkohen për publikimin e një albumi.

Ka qenë Mel C e cila ka punuar në fshehtësi me themeluesin e Spice Grils, Simon Fuller gjatë muajve të fundit për të risjellë Beckham, Mel B, Emma Bunton dhe Geri Horner.

Një burim për The Sun tha: “Ata kanë bisedime sekretë që në verë dhe në fund ranë dakort të ribashkoheshin. Vajzat do të punojnë së bashku në një seri projektesh, ku përfshihet një album i ri dhe një paraqitje e veçantë në Tv për të festuar Spice Girls”

/Oranews.tv/

/Ora News.tv/